Ylli i Kosovës e shënon golin e parë të sezonit në Kroaci – shikoni aksionin

Kombëtarja 12 Gusht 2019 17:55

Lirim Kastrati i ka ndihmuar skaudrës së tij, NK Lokomotiva, të marrë fitoren e parë të sezonit në Kroaci.

Lokomotiva e Zagrebit të shtunën shënoi fitoren e parë pas 4 xhiros në kampionatin kroat, transmeton Insporti

Ylli i Kombëtares U21 të Kosovës, Lirim Kastrati, shënoi në fitoren e thellë 4:1 të ekipit të tij.

Lokomotiva e mposhti NK Istran në kuadër të xhiros së katërt në ‘Prva HNL’, liga e parë e futbollit kroat.

Golin e tij Kastrati e realizoi në minutën e 86-të të ndeshjes, që është i pari për të këtë edicion, derisa e ka edhe një asistim.

Kjo fitore me ndihmën e Kastratit ka bërë që NK Lokomotiva të ngjitet në pozitën e 7-të pas katër ndeshjeve.

Futbollisti nga Hogoshti, së fundmi kishte shkëlqyer me Kombëtaren e Kosovës U21, në muajin qershor ndaj Turqisë.

Golin e 20-vjeçarit Kastrati mund ta shikoni më poshtë, nga minuta 4:35. /Insporti.com/