Ylli i Kosovës i ka bërë vetës një dhuratë luksoze

Futboll 02 Shkurt 2019 19:45

Mesfushori kosovar i Lazios, Valon Berisha, i ka bërë vetës një dhuratë.

Ish ylli i Redbull Salzburg ka blerë një veturë të re, të tipit Audi.

25-vjeçari e ka publikuar një foto në llogarinë e tij në Instagram, ku ai shihet i ulur mbi veturën lukzose.

Këtë fotografi, Berisha e ka shfrytëzuar edhe për ta dërguar një urim special për ndjekësit e tij, shkruan Insporti.com.

“Paçi një ditë të bekuar, të gjithë”, shkruan kosovari.

 

-->