Ylli i Kosovës me postim emocional për Kikën
Futboll
19 Maj 2019
08:51

Kika ka zbritur në Ligën e Dytë pas dy vite qëndrimi në Ligën e Parë.
Ekipi nga Hogoshti ka luftuar deri në minutën e fundit në përpjekje për të mbijetuar por nuk ia kanë dalë.
’Bardhekaltërit’ e pranuan me sportivitet faktin se nga viti i ardhshëm do bëjnë gara në një rang më të ulët.
Ish-pionieri i këtij klubi, Lirim Kastrati ka dhënë mbështetje të fuqishme nga Kroacia në këto momente të vështira për njërin ndër klubet më me traditë në vend.
”Gjithmonë me ty KF Kika”, ka shkruar futbollisti i Kosovës: