Ylli i Kosovës në 11-shen më të mirë të kualifikimeve

Kombëtarja 12 Shtator 2019 14:09

Mesfushori i Kosovës, Valon Berisha, është zgjedhur në mesin e 11 më të mirëve të kësaj jave në kualifikimet e Evropianit.

Ylli i Lazios shënoi dy prej 3 golave të Kosovës në humbje 5:3 nga Anglia në Southampton.

Për këtë paraqitje të tij, 26-vjeçari është vlerësuar nga faqja e statistikave ‘Onefootball’, që e ka futur atë në formacionin më të mirë.

Aty bën pjesë edhe Jadon Sancho i Anglisë, që po ashtu i shënoi dy gola. /Insporti.com/