Ylli i Kosovës në bisedime me gjigantin turk

Kombëtarja 22 Tetor 2019 21:17

Mbrojtësi i krahut Florent Hadergjonaj, po flitet që të jetë një nga transferimet e mundshme të Fenerbahces.

Ka qenë fillimisht Telegrafi që ka njoftuar se legjenda e klubit, Volkan Demirel, ka qenë i pranishëm në ‘Fadil Vokrri’ për ta përcejlle nga afër lojtarin e Kosovës.

Sipas raportimeve të fundit, trajneri Demirel i ka thënë Fenerbahçes që ta sjellë atë në Turqi, gjë e cila mund të ndodhë më së shpejti në janar, gjatë kohës së transferimeve.

Tani mediat britanike, shkruajnë se Fenerbahce e ka seriozisht për Florent Hadergjonaj, që e shohin si zëvendësues të Mauricio Islas, kontrata e të cilit do të skadojë në fund të sezonit.

Lojtarit të Huddersfield në Angli, kontrata do t’i përfundojë në vitin 2021, por vetë lojtari kërkon nga klubi që ta shesë, pas takimit me klubin turk.

Lojtari 25-vjeçar këtë sezon në Championship ka pasur tetë paraqitje, duke bërë një asistim

-->