Ylli i Kosovës në formacionin e javës në Suedi (VIDEO)

Kombëtarja 20 Gusht 2019 19:03

Qendërmbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës dhe Kalmarit, Fidan Aliti po shkëlqen në kampionin suedez. Aliti e ka shndërruar veten në një lojtar standard te Kalmari, pas paraqitjeve konsistente javë pas jave.

Madje, në ndeshjen e fundit, fitore 2-1 kundër AIK-ut, ai shënoi golin e dytë duke ia vulosur fitoren skuadrës së tij.

Paraqitja e tij fantastike në këtë ndeshje ia ka siguruar atij një vend në formacionin e javës të kampionatit suedez.

Lajm i mirë për Bernard Challandesin, para ndeshjeve kualifikuese të “Dardanëve” kundër Republikës Çeke dhe Anglisë në shtator.