Ylli i Kosovës nënshkruan kontratë katërvjeçare me gjigantin evropian

Futboll 27 Maj 2019 09:39

Mërgim Vojvoda do të jetë futbollist i ri i gjigantit belg, Standard Liege.

Lajmi bëhet i ditur nga media belge “sudinfo.be”, që raporton se 24-vjeçari kaloi ditën e djeshme testet mjekësore.

Sipas këtij artikulli Vojvoda ka nënshkruar kontratë katërvjeçare, transmeton Insporti.com.

 

Firma me Standardin është një rikthim në shtëpi për lojtarin shqiptar, pasi vetë Vojvoda ka qenë pjesë e këtij klubi që në moshën 11-vjeçare, por në vitin 2016 mungesa e hapësirave në ekipin e parë solli që palët ndaheshin vetëm për tu ribashkuar tri vite më vonë, kësaj radhe jo si një talent premtues, por si një futbollist i sprovuar.

Në sezonin që lamë pas Vojvoda ishte një ndër lojtarët më të aktivizuar te skuadra e Muskronit, ku këtë sezon ka regjistruar mbi 3000 minuta. /Insporti.com/

-->