Ylli i Kosovës nuk ndalet, shënon gol të bukur me klubin
Futboll
25 Qershor 2020
21:37

Lojtari i talentuar i Kombëtares së Kosovës, Lirim Kastrati, sot pas vetëm 8 minutash lojë shënoi për Lokomotivën e Zagrebit në udhëtim kundër Istras.
Ai e gjeti rrugën e rrjetës pas një aksioni fantastik, i nisur që nga mbrojtja me top të gjatë. Vetëm me portierin Kastrati e pati të thjeshtë të shënonte.
Ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 1:1, sepse vendasit barazuan pas golit të shqiptarit në pjesën e parë me anë të Guzina në minutën e 14.
Përpos Lirim Kastrati në këtë ndeshje si titullarë u paraqiten edhe Mercinaj e Tuci.