Ylli i Kosovës që u përjashtua nga klubi për shkak të lojës me letra luan “Ludo King”

Kombëtarja 14 Maj 2019 19:16

Donis Avdijaj vazhdon të jetë pa klub që nga përjashtimi që ia ka bërë klubi holandez Williem II, shkruan Insporti.com.

Williem II përmes një deklarate kishte bërë të ditur se ka ndërprerë kontratën me futbollistin e Kosovës.

Megjithatë, mediat në Holandë kanë shkruar se arsyeja e përjashtimit është se ai gjatë fazës përgatitore në Spanjë, ishte larguar nga hoteli në të cilin qëndronte klubi dhe ishte “kapur” duke luajtur lojën me letra (poker). Klubi holandez së bashku me Avdijaj, ka përjashtuar nga klubi edhe pesë futbollistë të tjerë.

 

Ish talenti i Schalke 04 që nga ajo kohë është bërë aktiv në rrjetin social, Instagram, duke postuar fotografi të ndryshime nga udhëtimet e tij.

 

Së fundmi ai ka postuar një fotografi në të cilën shihet duke e luajtur lojën e famshme “Ludo King”, transmeton Insporti.com.

22 vjeçari nuk ishte ftuar nga përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes për dy ndeshjet e fundit të “Dardanëve”.

Mbetet të shihet se cili do të jetë klubi i radhës për talentin kosovar gjatë afatit kalimtar të verës. /Insporti.com/