Ylli i Kosovës shënon super gol

Kombëtarja 04 Korrik 2020 21:43

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Benjamin Kololli, po vazhdon me formën e lartë te Zurichi në Superligën e Zvicrës.

Në ‘Letzigrund Stadion’, Zurich dhe Servette janë duke zhvilluar ndeshjen e vlefshme për javën e 29’të në kampionatin zviceran.

Vendasit janë duke udhëhequr me rezultatin 1-0, falë një goli tejet të bukur të shënuar nga Benjamin Kololli në minutën e 19’të.

-->