Ylli i Liverpoolit beson në këtë gjë para ndeshjes së kthimit me Barcelonën

Futboll 06 Maj 2019 17:39

Mbrojtësi i krahut i Liverpoolit, Trent Alexander – Arnold, ka dhënë mendimet e tij para ndeshjes me Barcelonën.

I riu anglez po shpreson për një natë speciale kur spanjollët do të udhëtojnë drejt ‘Anfield’, për një natë spektakli në Evropë.

Sipas Arnold, Liverpool mund të përmbysë Barcelonën për të prekur finalen e Ligës së Kampionëve, përkundër disfatës në ndeshjen e parë.

‘The Reds’ u mposhtën në ‘Camp Nou’ me rezultatin 3:0, falë një ‘doze magjie’ të liruar nga Lionel Messi, por kjo nuk e ulë motivin e Arnold.

“Mendoj se ne kemi pasur disa rezultatet të mira këtë sezon ku kemi shënuar më shumë se tri gola” ka thënë 20 vjeçari.

“Të luajmë në shtëpi na ndihmon. Ne do të kemi tifozët prapa nesh dhe ka akoma një dozë besimi” ka thënë tutje anglezi.

“E dimë se do të jetë shumë e vështirë, nuk do të ecim përmes një parku, të gjithë duhet të jemi realist, por ne besojmë tek vetja. Gjithçka është e mundur, sidomos në ‘Anfield’”, ka thënë ndër të tjerash ai.

“Shpresoj se do të mund të prodhojmë një nga ato netët speciale” ishin fjalët e Arnold. Skuadra e Liverpool nuk mund të llogarisë në Mohamed Salah dhe Roberto Firmino për ndeshjen e kthimit.

Arnold mund të kthehet në formacionin e parë, pasi në ndeshjen në ‘Camp Nou’ nuk ishte paraqitur.