Ylli i Liverpoolit beson se Messin do ta ndalë Van DIjku

Futboll 01 Maj 2019 13:38

Sulmuesi i Liverpoolit, Sadio Mane ka folur përpara ndeshjes ndaj Barcelonës.

Gjysmëfinalja e parë mes ‘Të Kuqëve’ dhe katalonasve luhet sonte, me fillim nga ora 21:00.

Dueli që ka ngjallur më shumë reagime është ai i mbrojtësit Virgil Van Dijk dhe yllit Leo Messi.

Holandezi nuk është dribluar asnjëherë këtë sezon, teksa përballë do të ketë një nga lojtarët më të mirë në histori të futbollit. E ylli senegalez ka disa fjalë për duelin mes dyshes në fjalë.

Mane beson që bashkëlojtari i tij, Van Dijk do ia dal përballë Messit.

“A mund ta ndalë Van Dijk një lojtar si Messi? Sigurisht. Kemi shumë besim tek ai, natyrisht jemi këtu për të marrë një rezultat të madh”.

“Finalja e luajtur vitin e kaluar ka qenë një eksperiencë e madhe dhe besoj se do të na ndihmojë”, deklaroi ai.