Ylli i Malit të Zi para ndeshjes ndaj Kosovës: Besojmë në rezultate pozitive

Kombëtarja 10 Tetor 2019 15:09

Nikola Vukcevic beson se Mali i Zi mund t’i japë fund ciklit kualifikues të ‘Euro 2020’, ku në dy takimet e radhës ballafaqohet me Bullgarinë e Kosovën, në mënyrë pozitive.

Fillimisht, Mali i Zi – që në grupin A ka pikë të njëjta (2) me Bullgarinë – të premten mbrëma do të takohet me Bullgarinë në Podgoricë, shkruan Insporti

Më pas, më 14 tetor (e hënë), malaziasit do të kenë punë me Kosovën në ‘Fadil Vokrri’.

Sipas mesfushorit malazias, Nikola Vukcevic, Mali i Zi mundet që pozitivisht ta mbyllë ciklin garues. Ata momentalisht mbajnë pozitën e parafundit në grupin A, me 0 fitore, dy barazime dhe tri humbje.

“Kemi dy ndeshje që janë të rëndësishme për ne, për shkak të ekipit kombëtar, tifozëve, bashkimit… ne nuk mund të lejojmë veten që të përfundojë të fundit në grup. Do të jetë test psikologjik, më shumë se një garues”, tha Gukcevic.

“Kemi pritur shumë për këtë cikël. Rrethanat e tjera patën ndikim, por nuk do të shfajësoj asl ojtarët. Sidoqoftë, pati shumë rrethana jashtë futbollit të cilat ndikuan. Do të thoshte shumë për ne që ta përfundojmë këtë storje mirë”, tha ai.

“Kemi treguar në Sofje që mund të luajmë kundër bullgarëve [ndeshja e parë kishte përfunduar 1:1]. Tani ne jemi nikoqirët, duhet të jetë më e lehtë. Kosova është ndehsje e rëndësishme, por nuk do të jetë më e rëndësishme për askënd se s apër ne, sepse ne luajmë për shtetin tonë, për simbolet tona, për kombëtaren tonë”, theksoi ndër të tjerash mesfushori i Levantes.

Kosova shihet si favorite për fitore të hënën mbrëma ndaj Malit të Zi, pasi është ndër kombëtaret më në formë të momentit në Evropë. /Insporti.com/