Ylli i Manchester United telefonon kryeministrin anglez, i kërkon përgjegjësi për dështimin e qeverisë

Futboll 13 Janar 2021 14:19

Marcus Rashford është shndërruar në një figurë shumë e respektuar edhe jashtë botës së futbollit. Rashford në muajt e fundit ka “luftuar” qeverinë angleze e cila udhëhiqet nga Boris Johnson. Ylli anglez pasi asistoi golin e fitores për Manchester United, që ia dhuroi pozitën e liderit, sot ka qenë në telefonat direkte me Johnson, për t’i kërkuar llogari dhënie për shkak të pakove ushqimore.

Rashfordi pas një fushate të madhe në rrjete sociale, arriti që ta bind Qeverinë Angleze të dërgojë pako ushqimore edhe gjatë pauzës së shkollave për fëmijët.

Qeveria Angleze e ka bërë këtë veprim, por që familje të ndryshme kanë publikuar fotografi të pakove ushqimore që kanë pranuar, duke e kritikuar liderin anglez për këtë skandal.

Për këtë arsye, Rashford 12 orë pas ndeshjes me Burnley ka telefonuar atë për të biseduar rreth dështimit të pakove ushqimore.

Ylli i Manchester United, ditë më parë nga Mbretëria e Anglisë është dekoruar me titullin “MBE”, po ashtu edhe nga televizioni nacional anglez “BBC” është zgjedhur si personaliteti i vitit.

Rashford këtë sezon me Manchester United është në top formë, duke e ndihmuar klubin e tij të zemrës të jetë në garë për titull.

“Djajtë e Kuq” pas 17 xhirove të Premier Ligës renditen në pozitën e parë me 36 pikë. /Insporti.com/

-->