Ylli i Milanit së shpejti publikon albumin e parë rap

Futboll 23 Janar 2021 16:08

Ylli i Milanit, Rafael Leao do ta publikojë albumin e tij të parë rap më 29 janar.

Anësori portugez njoftoi lajmin në profilin e tij në Instagram, kurse titulli i albumit do të jetë “Beginning”

Leao nuk është lojtari i parë i Serie A që përpiqet të hyjë në botën e repit, pasi portieri i Atalantas, Gollini publikoi këngën ​​’Rapper coi guanti’ (Rapper me doreza).

Leao ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë katër asistime me Milanin këtë edicion në 19 paraqitje në të gjitha garat. 

-->