Ylli i MMA grushtohet në një klub nate (VIDEO)

Sporte luftarake 09 Korrik 2019 15:01

Luftëtari i MMA, Dillon ‘El Jefe’ Danis u sulmua brutalisht në një klub nate të Nju Jorkut, duke u kapur nga kamera.

Këto pamje u siguruan nga DailyMail.com ku shihet 25 vjeçari duke qëndruar në një tavolinë ku një njeri ia mësyn atij për ta qëlluar dhe e bënë një gjë të tillë, drejt e në fytyrë.

Aty qëndronte një shok i tij duke u munduar ti largoj njërin nga tjetri.

Një dëshmitar i cili u gjind aty tha që Dillon ishte thjesht ulët në momentin që u sulmua dhe kur filloi rrëmuja ai nxori telefonin për të filmuar, kurse më pas të gjithë u larguan nga lokali.