Ylli i NBA-së humb Kupën e Botës për t’u shoqëruar me ish-gruan e Scottie Pippen (FOTO/VIDEO)

Basketboll 23 Gusht 2019 17:42

Ylli i Philadelphias Ben Simmons nuk do të jetë pjesë e Kampionatit Botëror të basketbollit që do të mbahet në Kinë, me arsyetimin se ka vendosur të përgatitet më mirë për sezonin e ardhshëm në NBA.

Megjithatë, duket se kjo nuk është arsyeja e vetme.

Sipas medieve në Amerikë, Simons është parë në një nga “partyt” më prestigjioze të Hollivudit në mbrëmjen mes të hënës dhe të martës i shoqëruar nga reperi i njohur Lil John.

Gjatë mbrëmjes, ai ishte i rrethuar nga një numër i madh i sigurimit, por në një moment ai është fotografuar afër ish-gruas së ish-yllit të NBA-së, Scottie Pippen, Larsa.

Siç raportohet, Larsa është 42 vjeçare plot 20 vjet më e vjetër sesa Simmons, por duket se kjo nuk e pengon lidhjen e tyre, edhe pse për momentin gjithçka është vetëm në fazën e spekulimeve.

View this post on Instagram

No more 🍪🍪 for me

A post shared by Larsa Pippen (@larsapippen) on