Ylli i NBA s’mori mjaftueshëm brekë me vete, tifozët tallen (VIDEO)

Basketboll 24 Korrik 2020 10:30

Basketbollisti i Los Angeles Lakers, J.R. Smith, ka bërë të ditur se ai i ka marrë vetëm 7 palë brekë në NBA Bubble dhe thotë se shumë shpejt e kuptoi se aq nuk ishin të mjaftueshme. Tifozët e kanë theksuar se si ai i ka fituar 80 milionë dollarë deri më tani në karrierë dhe prapëseprapë s’ka blerë mjaftueshëm brekë.

 “Mendova se do të më mjaftonin një palë për një ditë. Por, unë nuk e kisha menduar se sa herë bëjmë dush mes aktiviteteve të ndryshme që i bëjmë brenda ditës”, tha Smith në një intervistë të dhënë për Spectrum SportsNet.

Smith, i cili sapo i është bashkuar Los Angeles Lakers, thotë se lojtarët kanë qenë duke bërë aktivitete të shumta përveç stërvitjeve normale me skuadrën dhe tani ka filluar t’i bëhet problem mungesa e brekëve.

“Unë po i përdor të gjithë brenda 2 apo tre ditëve”, shtoi J.R.

Megjithatë, Smith shtoi se NBA u ka ofruar basketbollistë pastrim të shpeshtë të rrobave dhe thotë se deri më tani ka arritur ta përballojë mungesën e më shumë palëve të brekëve duke i pastruar më shpesh rrobat.

Kjo deklaratë e Smith është komentuar shumë në rrjete sociale, pasi që tifozët e NBA e kanë theksuar se Smith i ka fituar rreth 80 milionë dollarë gjatë karrierës së tij.

Të gjithë lojtarët dhe stafi i 22 klubeve të NBA që do ta rinisin sezonin 2019/20 janë izoluar nga pjesa tjetër e botës duke qëndruar në kompleksin Ealt Disney World në Orlando, që po quhet NBA Bubble, dhe ku do të qëndrojë deri në fund të sezonit.

-->