Ylli i NBA udhëton 15 orë për të marrë pjesë në protestat për George Floyd

Basketboll 31 Maj 2020 18:26

Ylli i Boston Celtics, Jaylen Brown drejtoi një marshim protestues paqësor nëpër Atlanta mbrëmjen e së shtunës, për të kërkuar drejtësi për George Floyd.

Brown, i cili transmetoi një pjesë të marshit drejtpërdrejt përmes llogarisë së tij në Instagram dhe gjithashtu postoi video me fjalime në faqen e tij, tha gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë se ai kishte udhëtuar 15 orë nga Bostoni në mënyrë që të protestonte në Atlanta.

“Kam udhëtuar 15 orë për të arritur në Gjeorgji, komunitetin tim”, tha Brown, përcjell lajmi.net.

“Kjo është një protestë paqësore. Të jesh një njeri i famshëm, të jesh lojtar në NBA, nuk më përjashton nga kjo. Para së gjithash, unë jam një njeri i zi dhe jam anëtar i këtij komuniteti. Ne jemi duke rritur ndërgjegjësimin për disa nga padrejtësitë që kemi parë. Nuk është në rregull”.

“Si një i ri, ju keni për të dëgjuar perspektivën tonë. Zërat tanë duhet të dëgjohen. Unë jam 23 vjeç. Unë nuk i di të gjitha përgjigjet. Por unë ndiej se si ndihen të gjithë të tjerët, pa dyshim”, u shpreh ai.

-->