Ylli i Përfaqësueses së Kosovës: Do të luftojmë bashkë deri në vdekje

Kombëtarja 11 Shtator 2019 22:07

Mbrojtësi i Kosovës, Fidan Aliti është shprehur se ai dhe bashkëlojtarët e tjerë në përfaqësuese do të luftojnë së bashku deri në vdekje për t’u kualifikuar në EURO 2020.

Kosova u mposht të martën në udhëtim te Anglia me rezultat 5:3 në kuadër të grupit A të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, humbje kjo që i zbriti verdhekaltrit në vendin e tretë në tabelë.

Kjo ishte humbja e parë e Kosovës pas 15 ndeshjeve pa disfatë.

Por, Aliti thotë se ata do të luftojnë për ta dërguar Kosovën në Evropian.

“Do luftojmë bashkë deri në vdekje. E dua këtë ekip!”, ka shkruar Aliti në rrjetin social “Instagram”.