Ylli i Premier League akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një femër

Futboll 08 Prill 2019 09:52

Një yll i Premier League është akuzuar se ka filmuar veten e tij duke ngacmuar seksualisht një femër në një klub teksa ishte në gjendje të dehur dhe i droguar.

Viktima e tij pretendon se ai e ka sulmuar pasi e bëri “tapë” dhe i dha një lloj droge e cila tymoset dhe në Angli quhet “nitrous oxide”.

Gruaja ka raportuar incidentin në polici. Ajo pretendon se lojtari që luajti edhe në Kupën e Botës e ka ngacmuar duke i futur duart madje duke e filmuar për të bërë xheloz një homologun e tij me të cilin dilte ajo gjatë asaj kohe.

Ja çfarë thotë ajo për incidentin: “Kisha dalë me miqtë kur një prej tyre u takua me një futbollist që njihte. U ulëm me të në një tavolinë dhe ai përpiqej gjatë gjithë kohës të më fliste, por unë i kisha kthyer kurrizin.Ai po pinte shumë dhe gjithashtu po tymoste nitrous oxide nga tullumbacet. Sa më shumë që e injoroja, aq më shumë ai inatosej. Ai vazhdonte të më mbushte gotën me vodka dhe më pas shampanjë. Më pas filloi duke mu afruar ndërkohë që unë vazhdoja ta largoja. Në fund të mbrëmjes, i më tha të shkoja me të në shtëpinë e tij. Unë patjetër që i thashë jo dhe ai më ofendoi”.

Emri i futbollistit dhe viktimisë nuk është bërë ende i ditur.

-->