Ylli i Premier Ligës rezulton pozitiv me coronavirus

Futboll 18 Tetor 2020 19:03

Edhe një rast pozitiv me koronavirus në Premier Ligën angleze, transmeton Insporti.

Fjala është sulmuesin e Crystal Palace, Jordan Ayew, i cili pak minuta më parë publikoi lajmin në llogarinë personale në Twitter.

29 vjeçari nga Gana konfirmoi se gjatë testimeve të sotme, ai ka rezultuar pozitiv me Covid 19 dhe është futur menjëherë në karantinë.

“Për fat të keq, sot unë kam testuar pozitiv me Covid 19 dhe kam nisur izolimin sipas rekomandimeve shëndetësore”.

“Fatmirësisht jam duke i ndjerë mirë dhe nuk kam asnjë simptomë”.

Kujtojmë që gjatë ditës së sotme, skuadra e Crystal Palace barazoi në shtëpi ndaj Brighton Hove Albion./Insporti.com/

-->