Ylli i Premierligës dëshiron ta bëjë publike se është homoseksual
Futboll
22 Korrik 2019
18:28

Një yll i Premierligës dëshiron ta bëjë publike se është homoseksual – por klubi i tij është i shqetësuar për reagimet nga tifozët.
Futbollistit i është thënë të mos e bëj publik vendimin pa marrë pëlqimin e klubit.
Ai është duke vazhduar bisedimet me trajnerët, një burim për “Sun Sport” tregon: “Është vendim i madh për të vendosur që futbollisti ta bëjë publike se është homoseksual”, përcjell zëri.info.
“Por, pasi i tregoi klubit të tij, zyrtarët janë shprehur tejet të rezervuar”, vlerësoi burimi në fjalë.
Tutje, raportohet se klubi në fjalë i ka dalur në mbrojtje futbollistit emri i të cilit ende nuk dihet, por që ka shqetësime për reagimin e tifozëve.