Ylli i Rahovecit thyen dorën, mungon disa javë

Superliga 21 Nëntor 2019 10:14

Basketbollisti i Rahovecit, Arian Qallaku ka pësuar lëndim të rëndë në një nga seancat stërvitore të ekipit.

Klubi ka bërë të ditur se pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se ai ka thyer dorën.

Mjekët e klubit kanë bërë të ditur se kjo e mban lojtarin jashtë parketit për disa javë.

“Basketbollisti ynë Arian Qallaku, në një nga seancat stërvitore ka pësuar një lëndim të rëndë. I njëjti pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se e ka thyer dorën dhe kjo detyrimisht sipas mjekëve do ta mbaj disa javë jashtë. Qallaku ka filluar menjëherë fazën e rehabilitimit derisa presim qe së shpejti të kthehet në parket”, thuhet në njoftim të klubit.

-->