Ylli i Real Madrdit largohet në huazim te ky klub i La Ligës

Futboll 10 Gusht 2020 22:24

Takefusa Kubo është lojtar i Villarreal. Japonezi, në pronësi të Real Madridit, do të luajë sezonin e ardhshëm në huazim te “Nëndetësja e Verdhë”, pasi shkëlqeu te Mallorca në vititn e parë në Europë.

I blerë saktësisht një vit më parë nga “Los Blancos”, talenti datëlindjes 2001 u dërgua menjëherë në huazim për të fituar përvojë. Sezonin e parë në La Liga e mbylli me 4 gola të shënuar dhe 5 pasime vendimtare.

Këto statistika të japonezit nuk ishin të mjaftueshme për të shpëtuar Mallorcan, por anësori sulmues gjithsesi ka fituar vëmendjen në mbarë botën. Tani, në moshën 19-vjeçare, ka shansin për të shkëlqyer me ekipin e Unai Emery. Pas një vitit, ndoshta do të jetë gati për të shkëlyer me fanellën e Realit.

-->