Ylli i Real Madridit ia “mbyll derën” Interit

Futboll 20 Janar 2019 11:54

Objektivi i Interit, Luka Modric ka mohuar spekulimet e fundit se është afër të kalojë tek Interi.

“Kam 18 muaj të mbetur në kontratën time te Real Madridi dhe shpresoj të qëndroj më gjatë.”

Fituesi i “Topit të Artë” është përcjellur gjatë nga Interi dhe raportet vazhdojnë të sugjerojnë se ai ka refuzuar një marrëveshje të re me Real Madridin.

Kontrata e tij aktuale skadon në qershor të vitit 2020, dhe “Nerazzurrët” janë të gatshëm t’ia përmirësojnë pagën atij.

“Jam i qetë për të ardhmen time, janë edhe 18 muaj të mbetur në kontratë,” tha Modric.

“Dëshira ime është të qëndroj këtu për më gjatë se aq, pasi jam shumë i lumtur këtu, ashtu siç isha që në ditën e parë kur erdha këtu.” /Insporti.com/

-->