Ylli i Real Madridit ndjek këngëtaren dhe modelen e njohur shqiptare

Futboll 27 Tetor 2019 21:35

Rep-artistja e mirënjohur, Tayna dhe prezantuesja e mirënjohur shqiptare, Kejvina Kthella janë ndër femrat më tërheqëse që ka showbizi shqiptar.

Me postimet e shumta ato zgjojnë vëmendjen e mijëra ndjekësve.

Ato janë personazhe të ndjekura edhe nga emra me famë botërore.

Së fundi është parë që superylli i Real Madridit, Vinicius Jr po i ndjek ato në Instagram.

Ndërkaq, edhe bukuroshet po e ndjekin atë në këtë rrjet social.