Ylli i Realit pas humbjes: Nuk ka justifikime

Futboll 19 Shtator 2019 11:57

Mesfushori i Real Madridit, Casemiro ka pranuar që janë shkatërruar nga PSG.

Reali u mposht nga PSG në Ligën e Kampionëve me rezultat 3:0.

Braziliani tha se nuk kanë luajtur mirë dhe për këtë gjë nuk ka justifikime.

“E vërteta është që nuk luajtëm mirë. Kishin kontrollin e ndeshjes dhe e dinim që do të jetë vështirë”, tha Casemiro.

“Kanë lojtarë të mirë dhe nuk kemi justifikime për këtë gjë. Duhet të punojmë, kemi shumë gjëra për t’i ndryshuar. Duhet të bëhemi agresiv, por rezultati 3-0 tregon çfarë loje kemi bërë. Nuk kemi luajtur mirë, andaj nuk fituam. Kemi kohë për t’i ndryshuar gjërat”, deklaroi ai.