Ylli i Romës bëhet cak i plaçkitjes

Futboll 20 Qershor 2020 12:49

Mesfushori italian i Romës, Bryan Cristante, ishte viktimë e një tentim plaçkitje afër stadiumit Olimpiko, transmeton Insporti.

Dy persona të maskuar ju afruan lojtarit teksa mbanin të veshura helmeta të zeza duke u përpjekur të ja marrin orën nga dora.

Cristante arriti të dilte nga makina ku u përball me kriminelët por për fat nuk pati pasoja. Aty afër u gjendet edhe një oficer policie i cili nuk ishte në detyrë por që i ndihmojë lojtarit.

Rasti u paraqit në polici dhe lojtari u lë i lirë të shkonte  në shtëpi.

Kujtojmë që Cristante këtë sezon është paraqitur 21 herë për Romen, ku ka shënuar një gol dhe ka dhuruar dy asistime. /Insporti.com/

-->