Ylli i rugby-it për Tyson Furyn: ‘Më ndihmoi, më foli për depresionin e tij dhe mendimet për vetëvrasjen’

Boks 18 Maj 2020 16:34

Tifozi i boksit, Jansin Turgut, ka kujtuar kohën kur mori një video mesazh të fortë nga legjenda e boksit, Tyson Fury.

Kampioni i peshës së rëndë në WBC i kishte dërguar atij një mesazh gjatë kohës kur po shërohej, duke e nxitur atë të qëndrojë pozitiv dhe i fortë.

Madje, Turgut e pranoi se i dolën lotët kur e kishte marrë mesazhin nga Gipsy King.

Jansin Turgut i Rugby League ka luftuar me betejën e shëndetit mendor, që çoi atë drejt një përpjekjeje për vetëvrasje

24-vjeçari tha: “Ai ka folur hapur për depresionin e tij, çrregullimin bipolar dhe mendimet e vetëvrasjeve dhe kjo është një ndihmë masive për njerëzit e tjerë”.

Ndërsa, tash Turgut është rikthyer si një atlet profesonist dhe se tregon që Tyson ishte ai që e kishte ndihmuar shumë. 

-->