Ylli i skuadrës: Juventus nuk dinë të kujdeset për mua

Futboll 12 Qershor 2021 13:25

Aaron Ramsey kaloi te Juventusi me parametra zero dy vite më parë, por aventura italiane nuk ka shkuar ashtu siç mendonte dhe mesfushori uellsian, i cili ka kontratë deri në verën e vitit 2023 me bardhezinjtë, ka vendosur të largohet.

“Dy sezonet e fundit te Juventusi kanë qenë zhgënjyese, jo vetëm në aspektin fizik. Shumë faktorë ndikuan për keq, teksa nuk isha mësuar me kaq shumë ndryshime. Te kombëtarja e Uellsit dinë të kujdesen për mua.

Ka raste kur ekipet funksionojnë gjithmonë në një mënyrë të caktuar, edhe kur një lojtar ka nevojë për një vëmendje ndryshe. Në kombëtare jam i rrethuar nga njerëzit e duhur, po bëjnë gjithçka që të ndihem mirë dhe të rifitoj besimin e humbur“, deklaroi 30-vjeçar.

-->