Ylli i talentuar i Man Cityt i ofrohet Real Madridit

Futboll 03 Tetor 2019 11:53

Sulmuesi brazilian i Manchester Cityt, Gabriel Jesus thuhet se i është ofruar Real Madridit për ta nënshkruar.

Jesus nuk po gjen rehati te kampionët e Ligës Premier, pasi ka mbetur poshtë në hierarkinë e zgjidhjeve të Pep Guardiola.

Reprezentuesi i Brazilit përballet me konkurrencë të ashpër për një vend titullari në Etihad Stadium nga Sergio Aguero.

Kështu, sipas mediumit Defensa Central, sulmuesi i Manchester Cityt i është ofruar Real Madridit.

Përfaqësuesit e lojtarit janë të interesuar të materializojnë një transferim të klientin të tyre te gjigantët nga La Liga.

Jesus thuhet se i është ofruar edhe Bayern Munichut në afatin kalimtar të verës.