Ylli i Werder Bremenit flet për mungesën e Rashicës – ka diçka për bashkëlojtarët

Kombëtarja 21 Gusht 2019 12:00

Portieri i Werder Bremenit, Jiri Pavlenka, ka folur për lëndimin e Milot Rashicës, që do ta mbajë kosovarin disa muaj jashtë fushave.

Rashica pësoi lëndim në muskulin e kofshës, dhe kësisoj do t’i mungojë si Kosovës ashtu edhe Werder Bremenit, shkruan Insporti

23-vjeçari u detyrua të largohej nga fusha në mintuën e 65-të të lojës, përballë Fortuna Dusseldorfit në xhiron e parë të sezoni të ri në Bundesligë.

Ai përveç se do t’i mungojë Werderit, nuk do të jetë i gatshëm as për ndeshjet e Kosovës në muajin shtator.

Portieri Jiri Pavlenka ka thënë se është humbje e hidhur për ekipin e Werderit.

“Është humbje e hidhur për ne, por në anën tjetër, jam i sigurt se djemlmoshat e tjerë do të jenë edhe më të motivuar për një vend në 11-shen startuese”, tha ai.

Ndeshjen e ardhshme, skuadra e Werderit e zhvillon kundër Hoffenheimit. /Insporti.com/