Ylli kosovar të largohet nga klubi anglez, pas këtyre statistikave katastrofale

Futboll 28 Shkurt 2019 16:38

Shumë është përfolur për largimin e Atdhe Nuhiut nga Sheffield Wednesday, në janar.

Huddersfield Town përmendej nga mediet angleze si destinacioni i ardhshëm i sulmuesit të Kosovës, por në fund ai qëndroi te Sheffieldi, transmeton Insporti.

Mirëpo, gjërat nuk kanë shkuar aspak mirë për të te skuadra nga Championshipi.

Ai ka startuar vetëm dy herë në 15 ndeshjet e fundit, derisa ka shënuar 3 gola në 29 paraqitje këtë edicion.


Këto statistika nuk i kanë lënë përshtypje të mirë klubit anglez dhe largimi duket i pashmangshëm.

Mediet angleze, sipas llogarisë “Kosovan Football”, po e lidhin atë me një transferim këtë verë.

Nuk përmendet destinacioni potencial i tij, por duket se e ardhmja e sulmuesit shtatëlartë do të jetë larg Sheffieldit. /Insporti.com/

-->