Ylli me përforcim befasues, transferon basketbollistin e njohur kosovar

Superliga 09 Janar 2019 15:39

Golden Eagle Ylli synon ta mbyllë me trofe këtë edicion dhe për të arritur këtë qëllim është duke bërë përpjekje të mobilizohet në mënyrën më të mirë.

Skuadra nga Theranda së fundi ka bërë një përforcim që duket mjaft befasues.

Pjesë e Golden Eagle Yllit në pjesën e dytë të kampionatit do të jetë edhe Alban Veselit.

Ai deri tash ka mbajtur fanellën e Z-Mobile Prishtinës, por tash e tutje, do të jetë pjesë e Yllit, ndërsa ka bërë karrierë edhe te Peja.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Golden Eagle Ylli përmes faqes zyrtare në Facebook.

”Transferimi i shumë pritur prej qytetarëve erdhi, Alban Veseli tashmë është pjesë e qytetit tonë”, thuhet në njoftimin e skuadrës nga Theranda.