Ylli mposht Vëllaznimin

Basketboll 15 Nëntor 2020 16:03

Golden Eagle Ylli ka mundur Vëllaznimin me rezultat 87:74 në kuadër të javës së pestë të Prince Caffe Superligës.

Loja ishte interesante, por vendasit e fillojnë më mirë, duke pasur epërsi 15:6, por mysafirët kundërpërgjigjen në fund të çerekut të pare, duke ngushtuar shifrat në 20:17.

Skuadra kuqezi vazhdon me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, duke kaluar në epërsi 22:23, megjithatë, vendasit me një seri prej 5:0, sërish kalojnë në epërsi 27:23. Më pas zhvillohet lojë interesante, derisa skuadrat shkuan në pushim me rezultat 40:31.

Ylli e nisi furishëm pjesën e dytë, përkatësisht periodën e tretë, duke pasur epërsi deri në 22 pikë (54:32), kurse rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 61:45. Në 10 minutat e fundit, Vëllaznimi nuk u dorëzua dhe afron shifrat në 66:64, duke e bërë ndeshjen edhe më interesante. Dramë u zhvillua deri në fund, kur Hortman i Vëllaznimit gjuan saktë nga 8 metra për tri pkë dhe barazon rezultatin në 70:70, 25 sekonda nga fundi. Ylli nuk shfrytëzoi aksionin e fundit dhe skuadrat shkuan në vazhdime. E, në vazhdime Ylli nuk lëshoi pe dhe fitoi në fund me rezultat 87:74.

Te Golden Eagle Ylli u dallua Valon Bunjaku me 19 pikë, 12 kërcime dhe 11 asistime, kurse te Vëllaznimi më i miri ishte Christopher Hortman me 30 pikë, 19 kërcime e 7 asistime.

Golden Eagle Ylli ka tri fitore dhe një humbje, kurse Vëllaznimi një fitore dhe katër humbje. /Insporti.com/

-->