Ylli pa problem me Lipjanin

Superliga 11 Prill 2019 23:48

Golden Eagle Ylli ka shënuar me lehtësi fitore ndaj Lipjanit me rezultat 134:81. Kjo është fitorja e 19-të e skuadrës nga Theranda karshi 8 humbjeve, ndërsa për Lipjanin ishte humbja e 23-të në 27 ndeshje.

Egzon Kuqi me 29 dhe Alban Veseli me 21 pikë ishin më efikasit te Golden Eagle Ylli, skuadër e cila në play-off do të startojë nga pozita e dytë.

Ndërsa, te Lipjani u dalluan Michael Mitchell me 23 dhe Arian Mehhmeti me 18 pikë.

 

 

-->