Ylli shënon edhe fitoren e dytë

Superliga 03 Tetor 2019 21:05

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Lipjanit me rezultat bindës 115:88, në ndeshjen e javës së 2-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Mysafirët nga Theranda gjatë gjithë kohës kanë qenë skuadër më e mirë dhe fituesi po thuaj ishte i qartë që nga fillimi.

Egzon Kuqi me 25 dhe Samir Zekiqi me 21 pikë ishin më efikasit te Golden Eagle Ylli, ndërsa pikë dyshifrore patën edhe Anthony Adger (15) e Valon Bunjaku e Jameel Mckay me nga 14 pikë.

Te Lipjani bindshëm më efikasi ishte Demarkus Stuckey Jr me 36 pikë, i pasuar nga Marquise Simuels me 22 e Fazli Vitia me 20 pikë të shënuara.

Për Yllin kjo ishte fitorja e dytë në dy ndeshje, ndërsa për Lipjanin humbja e dytë në po aq ndeshje.