Ylli shqiptar fjaloset me mbrojtësin e Arsenalit, Xhaka qetëson situatën

Futboll 22 Nëntor 2020 19:50

Është mbyllur ndeshja mes Leeds Unitedit dhe Arsenalit në kuadër të kampionatit elitar anglez, Premierligë.

Leeds Unitedi ka qenë nikoqir i Arsenalit të Mikel Artetës në kuadër të javës së nëntë në Premierligë.

Ndeshja që u zhvillua në “Elland Road” u mbyll me rezultat 0:0.

Arsenali nga minuta e 52-të luajti pa një futbollist pas përjashtimit të Nicolas Pepes me të kuq, i cili pati një përplasje me futbollistin shqiptar, Ezgjan Alioski.

Pas përfundimit të ndeshjes, futbollisti tjetër i Arsenalit, Kieran Tierney për këtë arsye iu “vërsul” Alioskit për t’u fjalosur me të.

Por, bashkëlojtarët, si dhe Granit Xhaka ndërhynë për ta qetësuar situatën.

-->