Ylli shqiptar i Chelseat, me sfidë të re nga karantinimi

Futboll 22 Mars 2020 22:07

Janë të shumta sfidat që kanë bërë futbollistët në këtë kohë karantinimi.

Përhapja e coronavirusit në të gjithë botën ka bërë që shumë shtete të marrim vendim njerëzit të izolohen brenda pasi kjo është e vetmja mënyrë për ta parandaluar.

Sulmuesi i Chelseat dhe i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja e ka nisur një tjetër sfidë këtë herë jo me letër higjenike, por me fruta.

Broja tregon aftësitë e tij duke zhongluar portokalle e duke treguar teknikën e tij.

Lojtari bëri debutimin e tij me ekipin e parë të Chelseat dy javë më parë, ndërsa pritet të debutojë edhe me ekipin e parë kombëtar shumë shpejt.

-->