Ylli shqiptar i Leeds United flet për të ardhmen e tij

Futboll 03 Dhjetor 2020 22:40

Futbollisti i Leeds United, Ezgjan Alioski, ka thënë se dëshiron të qëndrojë në këtë klub dhe të nënshkruajë një kontratë të re me skuadrën e Marcelo Bielsa.

Alioski, tani 28 vjeçar, ka filluar katër nga pesë ndeshjet e fundit në Ligën Premier ose si mbrojtës i majtë ose si mesfushor krahu.

Ai ishte në fushë të shtunën në mbrëmje ku Leeds siguroi tre pikë vendimtare me një fitore 1-0 ndaj Everton.

“Unë jam këtu, kontrata ime përfundon vitin e ardhshëm. Unë nuk jam duke menduar për të lënë Leedsin”.

“Jam i përqendruar të luaj për Leedsin. Çfarëdo që të ndodhë, ndodh në fund, por natyrisht që do të doja të qëndroja”.

“Unë dua ta shijoj futbollin dhe të jetoj në këtë moment. Unë shoh gjëra në media, por asgjë nuk ka ndodhur akoma. Jam përqendruar të shijoj kohën time te Leeds”, ka thënë Alioski.

-->