Yugo që “sillet” në 9,000 rpm – shikoni si duket në gara

Motosport 24 Qershor 2019 15:23

Jeremy Clarkson e kishte shpallur Yugon veturën më të keqe në botë. Shumë kosovarë kanë përvojat e veta me “krenarinë” e Kragujevcit, që në fakt është version jugosllav i Fiat 127-shit edhe pse i dizajnuar nga Giugiaro, shkruan Insporti.

Kjo veturë edhe pse ka qëndruar në prodhim gati 4 dekada, nuk ëhstë shquar asnjëherë për shpejtësi ose qëndrueshmëri, por ka njërëz që kanë ide të tjera se çka të bëjnë me Yugo.

Një nga ta është Danijel Kopajtic, shoferi kroat i garave, i cili në Yugon e tij ka montuar një moto të Fiatit, që sillet në 9000 rrotullime në minutë dhe gjeneron 220 Kuajfuqi.

Kur kësaj i shtojmë faktyi nse kjo veturë peshon pak mbi 700kg, e kuptojmë pse Kopajtic ka vendosur të marrë pjesë me të edhe në garat e kampionatit evropian në shtigje malore që zhvillohen në Buzet dhe Ilirska Bistrica, dy shtigje të njohura në Kroaci.