Z Mobile Prishtina e Rahoveci me bilanc maksimal

Superliga 07 Tetor 2018 21:06

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e javës së tretë të Superligës së Kosovës në basketboll, pas së cilave Z Mobile Prishtina dhe Rahoveci vazhdojnë të kenë bilanc të 100 për qindtë, duke shënuar nga tri fitore nga po aq ndeshje.

Kryeqytetasit së fundi e mposhtën Borean me rezultat 88:64, ndërsa Rahoveci fitoi në udhëtim te Ylli me shifrat 89:83.

E veçanta e kësaj jave ishte përballja ndërmjet dy skuadrave prizrenase, Bashkimit e Ponte Prizrenit. Pas një rivaliteti të madh dhe epërsisë së Ponte Prizrenit deri pesë minuta para fundit, fitores iu gëzua kampioni aktual, Bashkimi, me rezultat 80:77.

Skuadra tjetër e madhe e basketbollit kosovar, Trepça, nuk e ka nisur aspak mirë kampionatin e sivjetmë, pasi në tri ndeshjet e para ka pësuar po aq humbje. “Minatorët” së fundi u mposhtën në udhëtim te Lipjani me rezultat 59:65.

Rezultatet:
Lipjani – Trepça                           65:59
Borea – Prishtina                         64:88
Bashkimi – Ponte Prizreni         80:77
Golden Eagle Ylli – Rahoveci    83:89

Tabela
1.Z Mobile Prishtina       3        3        0        6
2.Rahoveci                        3        3        0        6
3.Golden Eagle Ylli         3        2        1        5
4.Ponte Prizreni              3        2        1        5
5.Bashkimi                       3        1        2        4
6.Lipjani                           3        1        2        4
7.Trepça                            3        0        3        3
8.Borea                             3        0        3        3