Z Mobile Prishtina mposhtet në Hungari dhe eliminohet nga Europe Cup

Basketboll 30 Janar 2019 20:07

Z Mobile Prishtina e ka pësuar humbje e katërt në raundin e dytë të FIBA Europe Cup, kësaj radhe në Hungari nga Szolnoki Olaj me rezultat 89:76.

Pas kësaj humbje që është e katërta, Prishtina është eliminuar nga FIBA Europe Cup, edhe pse e zhvillon edhe një ndeshje me Pinar Karsiyaka.

Prishtina e nisi mirë takimin duke e mbyllur çerekun e parë në epërsi prej 23:20. Dardan Berisha u tregua në formë duke shënuar pikët kryesore.

Në cerekun e dytë hungarezët ishin për një pikë më të mirë duke e mbyllur 20-19. Pjesa e parë u mbyll 42-40 në të mirë të Prishtinës.

Edhe çereku i tretë ishte pothuajse i baraspeshuar, ku hungarezët e fituan me dy pikë epërsi, 19-17, duke u mbyllur me barazim 59-59.

Çereku i fundit tregoi dobësi dhe lodhje për Prishtinën, pasi që hungarezët shkuan deri në 10 pikë epërsi.

Ndeshja në fund u mbyll 89-76.

Dardan Berisha shënoi 31 pikë, ndërsa u dalluan edhe Khalid Boukichou me 13 pikë dhe Kyan Anderson me 10 pikë.

-->