Z Mobile Prishtina shënon fitore të lehtë ndaj Golden Eagle Yllit

Superliga 07 Prill 2019 20:41

KB Prishtina me trajnerin e rikthyer në ekip Damir Mulaomerovic ka arritur të kalojë lehtë pengesën ndoshta më të vështirë në Superligë, KB Yllin.

Bardhekaltërit që po kërkojnë rikthimin e titullit në kryeqytet pas çerekut të parë 17-16 kanë ndezur motorët në çerek të dytë 36-13, ndërsa në të tretin kanë shtuar epërsinë 24-16 për të shënuar fitore në fund 90-77.

Në çerek të fundit përkundër se Ylli bëri dallim të madh 13-32, nuk arriti të shlyejë epërsinë e prishtinasve.

Dardan Berisha sot ishte i jashtëzakonshëm, ku shënoi 31 pikë, 5 kërcime e 5 asistime në fitore për 29 minuta sa ishte në parket.

Përveç tij u dallua edhe Bashir Ahmed që shënoi 22 pikë e 7 kërcime.

Te Ylli double-double i Bambale Osbyt (17 pikë, 11 kërcime) dhe 15 pikët e Garrius Hollomanit nuk kanë mjaftuar për befasi.

KB Prishtina kështu e ka vazhduar ecurinë pa humbje, duke e shënuar fitoren e 26-të rresht, kurse kjo ishte humbja e tetë e Yllit.

Në xhiron e parafundit të stinorit Prishtina pret Rahovecin, ndërsa Ylli Lipjanin.

-->