Z Mobile Prishtina shpreson në mrekulli

Basketboll 12 Mars 2019 19:13

Z Mobile Prishtina tashmë e ka shkruar historinë e basketbollit kosovar pasi ka arritur deri në 1/8 e finales në FIBA Europe Cup.

Megjithatë, bardhekaltërit shpresojnë të bëjnë edhe një hap më tutje. Diçka e tillë duket të jetë tepër e vështirë, por jo edhe e pamundur.

Prishtina, nesër prej orës 20:30 është mysafire e skuadrës së njohur italiane, që ka arritur suksese të mëdha edhe në arenën evropiane, Pallacanestro Varese. Në ndeshjen e parë, të zhvilluar në Prishtinë, italianët kanë fituar me rezultat 80:77.

Pra, me minus katër pikë e nisin basketbollistët e skuadrës sonë ndeshjen e nesërme, por ky fakt nuk i ka penguar që para nisjes të  mos e fshehin optimizmin.

Është paralajmëruar edhe përkrahje e madhe e tifozëve të Prishtinës, madje një numër i tyre kanë udhëtuar drejt Italisë, ku gjithsesi do të jetë edhe shumë bashkatdhetarë tanë.