“Zaha u largua nga United pasi kaloi me vajzën e trajnerit”

Futboll 20 Shtator 2020 14:19

Ish futbollisti francez i Manchester Unitedit, Patrice Evra ka shokuar opinionin me një deklaratë të dhënë për mediet franceze, lidhur me largimin e çuditshëm të Wilfried Zaha nga Unitedi.

“Të gjithë tifozët e Crystal Palace e dinë se Wilfred meriton një skuadër më të mirë, me gjithë respektin për Palace. Një lojtar shumë energjik. Mendoj se karriera e tij e vërtetë me Manchester United mbaroi në momentin që kishte zëra të vërtetë ose jo se kishte një marrëdhënie me vajzën e David Moyes. E mbaj mend se në fazën përgatitore ai po luante çdo ndeshje, më pas lajmet dolën… nuk luajti më dhe u zhduk. Çfarë lojtar!”, tha shkurtimisht francezi.

-->