Zbulohen detaje të reja të aksidentit fatal që pësoi Kobe Bryant

Basketboll 16 Maj 2020 19:55

26 janari do të mbahet mend gjatë nga admiruesit e basketbollit dhe jo vetëm si ditë zie.

Në atë ditë një aksident i rëndë me helikopter i mori jetën yllit të basketbollit, Kobe Bryant, dhe emri i tij u dëgjua në të gjithë botën.

Një raport prej 180 faqesh është publikuar nga County Examiner-Coroner Medical i cili tregon se piloti i helikopterit rezultoi negativ për drogë dhe alkool.

50-vjeçari Ara Zobajan ishte piloti në aksidentin tragjik. Raporti tregon se të gjithë pësuan lëndime të menjëhershme fatale kur helikopteri u rrëzua në kodër.

Ky raport ofron një vështrim klinik se sa brutal ishte aksidenti. Teksti përshkruan se si kishte kocka të thyera, pjesë të trupit të shpërbërë dhe një erë e keqe që vinte nga ato që digjeshin, nga ato që kishin mbetur. Raporti thotë se të gjithë humbën jetën nga aksidenti i rëndë, që dyshohet se është shkaktuar nga mjegulla e dendur.

Në helikopter ishte edhe vajza 13 vjeçare e basketbollistit, Gianna Bryant. Gjithashtu në helikopter ndodheshin edhe dy shokë të skuadrës së basketbollit të Giannas, të afërmit e tyre dhe një trajner, të cilët ishin duke shkuar për në një turne në Thousand Oaks.

Rezultatet e raportit të pas vdekjes u postuan të premten në ëebfaqen e zyrës County Examiner-Coroner Medical në Los Anxhelos.

-->