Zbulohen detajet e kontratës së De Ligt, ja sa do përfitojë holandezi

Futboll 17 Korrik 2019 12:31

Matthijs de Ligt do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me Juventusin dhe klauzola e lirimit prej 150 milionë eurosh nuk do të jetë e vlefshme deri në qershor 2022.

Mbrojtësi i Ajax ateroi vetëm dje në mbrëmje në Torino me një avion privat.

Ai sot në mëngjes i është nënshtruar testeve mjekësore sot para lëvizjes prej 75 milionë euro dhe Sky Sport Italia ka zbuluar detajet e kontratës.

Është raportuar që De Ligt dëshironte që klauzola lirimi të përfshihej, por se nuk do të ishte e vlefshme për dy vitet e para.

Klauzola fillon me 150 milionë euro në qershor 2022, por pastaj do të rritet çdo vit për të siguruar përputhjen e vlerës së tij të transferimit teksa fiton përvojën.

Ai do fitojë 7.5 milionë euro në sezon plus bonuse – të cilat pritet të arrijnë kërkesën e tij prej 12 mln euro.

De Ligt mbush 20 vjeç muajin tjetër dhe erdhi si produkt i akademisë së Ajaxit.