Zbulohen dy arsyet kryesore prapa largimit të Zidane

Futboll 06 Qershor 2018 22:32

Dita kur Zinedine Zidane përmes një konference për shtyp të paralajmëruar në momente të fundit bëri të ditur dorëheqjen e tij nga Real Madrid, i zuri të gjithë në befasi.

Askush nuk e kishte pritur këtë vendim në momentin që ndodhi, kjo për shkak se kishin kaluar vetëm pak ditë pas triumfit të tretë rresht të Real Madrid në Champions League, të dytin nën menaxhimin e Zidane.

Pas atij momenti, të gjithë filluan të spekulojnë për dorëheqjen e Zidane, e megjithatë bëhet e ditur se largimi i taknikut francez erdhi si pasojë e konfrontimit të tij me presidentit Florentino Perez, lidhur me transferimin e dy yjeve të Premier League, Eden Hazard dhe David de Gea.

Hazard dhe De Gea ka kohë që janë dy prej objektivave kryesore të Real Madrid dhe tash e disa afate kalimtare të verës, skuadra madrilene është munduar me ngulm t’i transferoj të dy lojtarët, mirëpo kjo gjë nuk kishte ndodhur.

Me përfundimin e sezonit të fundit, thuhet se Zidane e kishte pasur në plan që të provonte edhe njëherë për t’i transferuar në “Santiago Bernabeu”, Eden Hazard dhe David de Gea.

Florentino Perez nuk ishte pajtuar me këtë vendim të Zidane dhe sipas “The Sun”, Perez madje i kishte thënë Zidane se klubi madrilen ka hequr dorë përfundimisht nga dëshira për t’i transferuar të dy këta lojtarë, përgjigje kjo e cila thuhet se e kishte nervozuar shumë Zidane.

Madje raportohet nga burime të “The Sun” se, Zidane ishte nervozuar aq shumë, saqë mu në ato momente i ishte drejtuar Florentino Perez me fjalët: “Mjaft më, me kaq unë këtu në këtë moment tërhiqem. Kujdesu për skuadrën”.

Ky lajm përfundimisht duket se do t’i qetësoj tifozët e Chelseat dhe ata të Man.United, të cilët aspo afrohej afati kalimtar i verës, gjithmonë ishin në ankth mos do të ngeleshin pa yjet e skuadrave të tyre.

Në anën tjetër, Real Madrid thuhet se interesimin e tyre e kanë drejtuar te Thibaut Courtois apo Alisson Becker, si opsione për portën e “Los Blancos”, derisa këto ditë u raportua se kanë arritur akordin me Sadio Mane të Liverpool për kalimin e tij në “Santiago Bernabeu”. /Insporti.com

-->